13-vjeçari, Peyton Baumgarth për herë të fundit shkoi në shkollë në 22 tetor. Më pas familja e tij njoftoi mësuese se ai ishte infektuar me Covid-19.
Ai ishte një djalë i shëndetëshëm që merrej me sport, por ai humbi jetën nga Covid-19. Djali ndërroi jetë 10 ditë pasi iu shfaqën shenjat e Covid-19. Ai u p ërk eqësua shumë brenda disa ditëve.
Mjekët thanë se 13-vjeçari kishte shkuar në spital dhe në momentin që shkoi Covid-19 kishte prekur një pjesë të madhe të mushkrive të tij. Ai është një ndër më të rinjtë që ka humbur jetën nga Covid-19 në Amerikë.
Sipas familjes ai e ka marrë Covid-19 në shkollë. Nëna e tij u ka bërë një apel rrëqethës të gjithë fëmijëve që të bëjnë kujdes. Ajo mendoi se djali i saj do ta kalonte si një grip normal Covid-19, por nuk ndodhi kështu.
Burimi: Fox News/ Përktheu dhe përshati: Gazeta Korrekte.