Lajme

Ishte super miliarder dhe kishte para me thasë, por ua dha të gjitha të varfërve, burri: Tani që nuk kam më jam më i lumtur!

Charles Chuck Feeney, themeluesi i “Duty Free Shoppers” është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh.

The 'Broke' Billionaire: Duty Free King Secretly Gives Away All of His Fortune to Charity

Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse, por tashme 89-vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe.

Mësohet se ish-miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi. Në një artikull ekskluziv, prestigjiozja “Forbes” shkruan “Miliarderi që dëshironte të vd iste i varfër, është zyrtarisht pa para”.

Përgjatë karrierës së tij, Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi. Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë, çka duket fare mire edhe nga apaartamenti i tij modest në San Francisco.

Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën.

Së fundmi, ekzaktësisht më 14 shtator, 89-vjeçari i zbrazi totalisht llogaritë e tij dhe nuk mund te ishte më i lumtur.

MË TË LEXUARAT

To Top