Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka komentuar v de kjen e një të riu nga Korça si pasojë e Covid 19, në ditët e fundit në spitalin e Sanatoriumit, i cili nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Mezini tha se nga skaneri që i është bërë, Lorent Kreka kishte pësuar d ëm time të mëdha në mushkëri, ndërkohë që ka hedhur dyshime se nuk është marrë trajtimi i duhur në kohë prej tij, duke faj ë suar pjesërisht edhe mjekun/mjeken e familjes.
“Jam informuar. Po të shikoje imazhet e skanerit ishte shumë e rëndë të mushkërive. Eksperienca jonë deri tani është që kemi pasur shumë të sëmurë të moshuar, ashtu siç kemi pasur mosha të reja me shumë pak probleme kjo është një sëmundje që terapinë më të mirë ka imunitetin personal.
Sipas mjekut, mosha mesatare e pacientëve në gjendje të rëndë është 55-70, por ka pasur edhe të rinj nën 30 vjeç.