Ka ndërruar jetë sot nga Covid-19 drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.
Miqtë kanë shprehur në rrjetet sociale se si e njihnin Fanajn.
“Qofsh i Xhennetit Feti Fanaj, na u lë ndua zemra dhe shpirti. Planet e Zotit jane me medha, shoqeria te deshi dhe beri c’mundi per ty. Nuk do e harroj fytyren e Admirit kur e takova ne Stamboll dje, djali i qeshur por qe dje nuk buzeqeshte. Ishit shembull i nje sakrifice ku shoku te behet vlla… lamtumire mik e shok!” shkruan një prej miqve të tij.
Prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot të mposhte virusin.
Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me tríshtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.