Isli Islami nuk u kualifikua nga juria në finalen e “Dancing with the stars” dhe u largua mbrëmë në gjysmëfinale. Pas këtij momenti ka reaguar Ori Nebijaj, mikesha e ngushtë e Islit dhe që së bashku kanë drejtuar emisionin “Wake up”.
Sipas Orit, Isli dhe Ledia ishin e vetmja copëz e vërtetë e spektaklit.
“Arti është hyjnor, por mund të jetë edhe profan! Isli dhe Ledia kanë qenë e vetmja copëz e vërtetë, kush nuk pati sy nuk ju pa e kush nuk pati vesh nuk ju dëgjoi! Secili mban kostot dhe tur pin e vetë në këtë jetë! Suksese”, shkruan Ori.