Rozë

Italianët i thonë kthehu në vendin tëndë! Ermal Meta reagon: Po ta dinit kush janë shqiptarët do ishit krenar si mua, jeni me fat që i keni fqinj





Këngëtari i dashur për publikun Italian dhe Shqiptar, Ermal Meta, mbajti vendin e parë në klasifikimin e festivalit “Sanremo”.

ARTIST 101: Ermal Meta - CelebMix

Por, në finalen e madhe të 6 marsit, ai zuri vendin e tretë me këngën që mori shumë komente pozitive.

Ermali u duk i kënaqur me vlerësimin përfundimtar të spektaklit. Mbrëmjen e djeshme, në një live në Instagram, komentoi të gjitha kr itikat pozitive dhe ato negative që ka marrë në ditët e fundit. Ai u ndal dhe në komentet e tipit: “Të kthehej në vendin e tij”.

“Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet. Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më pl as për to.

Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idiotësi”, u shpreh Ermali.

Këngëtari i njohur i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fjalët e tij. Ai u shpreh se “nëse do të dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga vij unë, do ndiheshit krenar, njësoj si unë”.

“Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe g ja kun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, përfundoi Meta.

Pas komenteve mbi origjinën e tij, Ermal Meta i përgjigjet sulmeve me historinë e Shqipërisë: Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim – Dosja AL





MË TË LEXUARAT

To Top