Rozë

Iu nis një mesazh Luizit, por Olta Gixhari e ka marrë dhe çuar në dhomën e rrëfimit/ Nuk ia tregoi

Një episod i çuditshëm është regjistruar gjatë paradites së kësaj të premte në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Deri më sot jemi mësuar që me dronë t’ju çojnë banorëve mesazhe të shkruara, por sot ka shkuar dhe një objekt i cili ishte për Luiz Ejllin, i cili ka një mbështetje të madhe në publik.

Bëhet fjalë për një trofe, ku shkruhej “Luiz Ejlli Fitues i BBV-2”, ndërsa nga poshtë saj shkruhej “Lui je fitues i pa diskutueshëm. Respekte nga Çunat e Brrakës (Lori Vajes dhe të të gjithë). Do vijmë prap.”

Por, ky objekt është hedhur në oborr në momentin kur aty ndodhej vetëm aktorja Olta Gixhari, e cila po shijonte e vetme kafen dhe po e ndiqte dronin, ku në momentin kur është hedhur objekti në oborr në afërsi me murin,

Olta ka shkuar me vrap dhe pasi e ka lexuar se çfarë shkruhej, ajo e ka fshehur poshtë xhupit dhe menjëherë ka shkuar me vrap në dhomën e rrëfimit, pa i treguar asnjë prej banorëve dhe pa rënë në sy të tyre.

Pritet të mësojmë së çfarë do të bëjë produksioni në lidhje me këtë rast që ndodhi ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

MË TË LEXUARAT

To Top