Leximi

Ja cilat janë dy veprat kryesore që duhet t’i bësh patjetër në muajin e Ramazanit





Ez-Zuhriu, dijetari i madh në kohën e tabi’inëve, thoshte: “Ramazani është i karakterizuar nga leximi i Kuranit dhe bamirësia”.

Ramazani muaj i zgjedhur - OmerBajrami.com

Këto dy vepra kanë qenë praktikë e pandashme e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, në Ramazan.

Ibën Abasi thoshte:

“I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka qenë njeriu më bujar, dhe bujarinë më të madhe e shfaqte në Ramazan, muaj në të cilintakohej me Xhibrilin. Ai takohej me të çdo natë të Ramazanit, duke e studiuar me të Kuranin. Në Ramazan, i Dërguari i Allahut ishte më i shpejtë në bujari sesa era kur fryn”.

Pra, përveç agjërimit, i cili është obligimi kryesor, Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, shtonte dhe dy vepra të tjera për të fituar mirësinë e këtij muaji:

a- Leximin e Kuranit, sepse Ramazani është muaji i Kuranit. Ky lexim mund të bëhet në namaz, gjatë teravive, ose edhe jashtë namazit.

b- Bujarinë. Këtë ai e shfaqte duke ushqyer të uriturit dhe nevojtarët, si dhe duke u dhënë sadaka (ndihmë financiare) të varfërve.Ushqimi më i mirë që ofrohet gjatë muajit të Ramazanit është t’u shtrosh iftar agjëruesve.

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë: “Kush i shtron iftar një agjëruesi, do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit”.





MË TË LEXUARAT

To Top