Leximi

Ja cili është sekreti i tyre/ Në këtë vend njerëzit jetojnë më shumë se 100 vite

Jetëgjatësia mbetet një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit. Ka pasur mjaft përparime në këtë drejtim dhe tashmë mosha mesatare është rritur në mbarë globin.Por ka vende që spikasin më shumë. E tillë është Japonia. Këtë vit ky vend theu një rekord prej 86.510 personash që e kalojnë moshën mbi 100-vjeç.Kjo sipas të dhënave zyrtare të qeverisë.

Numri i njëqindvjeçarëve meshkuj në Japoni kaloi mbi 10.000, duke u rritur vazhdimisht për 51 vjet, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.Japonia po përballet me një popullsi të plakur kryesisht për shkak të zgjerimit të infrastrukturës mjekësore dhe sociale në vend.

Të dhënat treguan se numri i njëqindvjeçarëve është rritur me 6.060 nga një vit më parë. Japonia çdo vit ka shënuar 20 shtatorin si një festë për të shprehur “Respektin për të Moshuarit” në vend.Ministria gjithashtu zbuloi se gratë përbëjnë të paktën 88,4 për qind të totalit të përgjithshëm të 86.510 personave mbi 100 vjeç, madje 5.475 më shumë se një vit më parë, ndërsa shifra te burrat është rritur me 585, për të shkuar në 10.060.

MË TË LEXUARAT

To Top