Gazetari Bledi Mane ka publikuar një foto të Armina Mevlanit, partneres së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila shihet në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë.
Në foton e publikuar nga gazetari shihet Armina Mevlani së bashku me pronarin dhe njëkohësisht një nga kuzhinierët më të famshëm në botë, Nusretin.
Sipas gazetarit, edhe pse blogerja hiqet si vegjetariane, por atë darkë në Miami para 4 vitesh kur udhëtoi për herë të fundit në SHBA hëngri mish, piu dhe u argëtua me Shkëlzen Berishën dhe paguan një faturë të madhe, 5000 dollarë.
“Të hash mish me lekët e popullit/ ARMINA MEVLANI: 5 MIJË DOLLARË DARKA TE RESTORANTI I NUSRETIT
Gjasme hiqet si vegjetariane por para 4 vitesh kur udhëtoi për herë të fundit në Amerikë, nusja e supozuar e djalit të Sali Berishës ka bërë kërdinë. Hëngri mish, piu dhe u argëtua me Shkëlzen Berishën dhe pagoi një faturë të majme…