Lajme

Ja kush e hapi gropën e Ferrit/ Do tr onditeni nga mënyra se si është hapur: Në fillim gaz dhe…

Vrima gjigante u pa për herë të parë nga një ekip televiziv që fluturonte mbi këtë zonë dhe sipas The Siberian Times, kur shkencëtarët shkuan për të hetuar se çfarë ndodhi, ata gjetën copa akulli dhe shkëmbi të hedhura qindra metra larg epiqendrës.

Çfarë janë këto gropa gjigante në Siberi? (Foto) - Gazeta Express

Shkencëtarët kanë filluar të hetojnë fenomenin, gjersa nuk është bërë tërësisht e ditur nëse kjo humnerë është shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Por në vitin 2014, diçka e ngjashme ndodhi në Gadishullin Jamal në Rusinë veriperëndimore, pas një serie verash jashtëzakonisht të ngrohta.

Ekspertët besojnë se vrima të tilla gjigante janë rezultat i një kolapsi të papritur të kodrave ose tundrës, e cila ndodh kur shpërbërja e ngrirjes së përhershme stimulon akumulimin e metanit nën sipërfaqe.

Për shkak të ngrohjes globale në Arktik, zona e përhershme e ngrirjes po shkrihet me shpejtësi. Shkencëtarët besojnë se ky proces ndikon në krijimin e humnerave të tilla, por ende nuk ka kërkime të mjaftueshme që konfirmojnë me siguri se ndryshimi i klimës është ai që kryesisht inkurajon shembjen e tyre.

Metani është 84 herë më i fuqishëm një gaz serrë sesa dyoksidi i karbonit dhe çlirimi i rezervave të mëdha të këtij gazi mund të shkaktojë një proces të pakthyeshëm që mund të përshpejtojë më tej ngrohjen globale.

Siberian Crater Mystery: Are Exploding Gas Pockets Really to Blame? | Live Science

MË TË LEXUARAT

To Top