Vijon të rritet ndjeshëm numri i mësueseve të infektuar nga Covid 19 në qarkun juglindor të Korçës.
Janë 50 mësues pozitivë me koronavirus në Bashkinë e Korçës, 20 në Pogradec ndërkohë që 30 të tjerë janë raste të shpërndara në qytetet e tjera të rrethit.
Sipas procedurës mësuesit e infektuar pasi vendosen në karantinë të menjëhershme, u merret tamponi rasteve të kontaktit dhe bëhet zëvendësimi nga mësues në listën e portalit.
Bashkia e Korçës kohët e fundit ka bërë thirrje edhe për mësues vullnetarë. Ndërkohë janë 8 nxënës të infektuar me Covid 19 në Pogradec, konfirmon DSHP, po ashtu mendohet të jenë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët nuk janë duke shkuar nëpër institucionet arsimore.
Pavarësisht numrit të lartë të mësuesve të infektuar, DSHP nuk pranon që institucionet arsimore të jenë kthyer në vatra infeksioni. Që prej fillimit të pandemisë e deri me tani janë infektuar rreth 220 mësues në të gjithë qarkun.