Rozë

Ja sa vjeç bën sot Çiljeta/ Feston ditëlindjen në një ditë me të birin

Me disa kujtime të ëmbla me Fernandon, Çiljeta ka zbuluar se sot ka shumë arsye për të festuar në ditëlindjen e saj dhe të djalit.

“Ne të dy, përjetësisht shpirtra binjakë. 05.02.1985, 05.02.2013”, ka shkruar Çiljeta krah fotove me të birin.Këngëtarja publikon më rrallë tashmë në rrjetet sociale,

megjithatë sa herë ndan një moment merr vëmendjen maksimale, njëjtë si në postimin e fundit ku nuk kanë munguar urimet në ditëlindjen e saj të 37-të.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj duke zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj që nuk i dinim. Nuk kanë munguar as pyetjet rreth realityshowt Big Brother.

Ndër të tjera Çiljeta ka treguar se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e atij formati por nuk ka pranuar duke thënë se i shijon më shumë shtëpia e saj.

“Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, tha Çiljeta. Ndërsa pyetjes se ç’mendim ka për Arjola Demirin. “Arjola është një super mama mendoj unë dhe mund ta fitojë”, ka thënë Çiljeta.

Prej vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në një lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, me të cilin prej kohësh bashkëjeton. Edhe pse tashmë të gjithë e dinë këtë fakt, përsëri Çiljeta dhe Albani preferojnë ta mbajnë sa më larg syrit mediatik marrëdhënien e tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top