Temperaturat ekstreme, qoftë të larta apo edhe të ftohta, janë problematike pa diskutim për të gjithë të sëmurët, e veçanërisht për ata me sëmundje kro nike.
Sëmundjet e lidhura me të nxehtin janë:
Puçërrosje për shkak të të nxehtit, ndodh kur kanalet e djersitjes në lëkurë fillojnë të bllokohen apo ënjtjen, duke shkaktuar acarim të lëkurës dhe shfaqje të puçrrave.
Dhimbje për shkak të të nxehtit- Pas stërvitjes mund të keni dhimbje të muskujve duke qenë se djersitja shkakton humbje të ujit, kripës dhe mineraleve (elektrolite) në trup.
Edema e të nxehtit (ënjtje) në këmbë dhe duar, shfaqet kur qëndroni në këmbë ose ulur për një kohë të gjatë në një ambient të nxehtë.
Tetania e të nxehtit (stresi nga i nxehti), shkaktohet zakonisht nga periudhat e shkurtra të stresit në ambiente të nxehta.
Gjendje të fikëti nga të nxehtët, ndodh nga tensioni i ulët i gjakut kur nxehtësia shkakton zgjerim të enëve të gjakut dhe lëngjet e trupit kalojnë në këmbë për shkak të gravitetit.
Lodhja nga të nxehtët – ndodh zakonisht kur një person punon ose stërvitet në pikun e vapës dhe nuk konsumon mjaftueshëm lëngje për të zëvendësuar ato të humburat.