Përpara syve të Luizit, Olta ka puthur në buzë Kiarën. Ishte vetë ai që ia kërkoi këtë moment dhe Olta nuk ngurroi aspak.
Luizi po ushqehej, teksa afrimi i tij befas te Kiara, bëri ajo të largohej. Olta e pyeti nëse u afrua për ta puthur, gjë të cilën e bëri vetë më pas.
Olta: “Erdhe me e puth tani me gojën me vezë?” Luizi: “Jo doja të shihja diçka tjetër. Ik ma puth 1 sekondë, më trego se si”. Luizi e kaloi me të qeshur, teksa Olta i tha se ashtu duhet puthur.
Jo vetëm Luizi mund të “luajë” me banorët në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2. Olta dhe Kejvina i thanë atij se një lidhje mes Kristit dhe Kiarës do të funksiononte.
Luizit i duket e paimagjinueshme, përderisa Kiara nuk po pranon të ketë diçka me vetë atë. Olta: “Unë s’e imagjinoj dot Kiarën me Kristin”.
Kejvina: “O xheloz, Kristi është yll”. Olta: “Kristi i përshtatet Kiarës shumë si tip, të dy”.Kiara ndodhej e pranishme, ndërsa shoqëronte me të qeshura bisedën e tre banorëve të shtëpisë.