Gazetarja simpatike Rudina Demneri, e njohur prej të gjithëve si Paloma e ‘’Top Channel’’, prej disa vitesh është e martuar me Andrei Vornicu, i njohur ndryshe në rrethet artistike si deejay Alandy.
Ai është autor këngësh, këngëtar, producent, i cili vjen nga Rumania dhe njihet si kompozitor i shumë hiteve të këngëtarëve jo vetëm shqiptarë, por edhe ballkanas. Alandy ka realizuar shumë hite, dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme me artistë si: Dhurata Dora, Young Zerka, Soni Malaj, Ronela Hajati, Adelina Berisha etj.
Dhe pas këtij kontributi të madh në industrinë e muzikës shqiptare këto vite, më në fund ai “është shpërblyer”. Ditën e sotme Alandy ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ka qenë vetë artisti që ka ndarë momentet e bukura në rrjetet sociale, ku shkruan:
“I am … ALBANIAN !!! ( shqiptar ) krenar dhe mirenjohes !!! Flm pa fund te githve”.
Jemi mësuar më së shumti të shohim shqiptarë që marrin nënshtetësi të huaja dhe të lumturohen nga ky fakti, por kur shohim të kundërtën është një ndjesi shumë e bukur.