Lajme

”Jam keq, po kujdesesha për një fëmijë tjetër kur ndodhi”/ Letra e plotë e edukatores 27-vjeçare nga Fieri

27-vjeçarja Redina Binjaku do duhet të qëndrojë në q e li deri në përfundim të he timeve. Ky ka qenë vendimi i gjy katës së Fierit, e cila ka vendosur 30 ditë b u rg për edukatoren e çerdhes ku h um bi jetën 3-vjeçari Noah Kodheli.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi se vetë edukatorja nuk ka qenë e pranishme në seancën e sotme, por e përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Në një letër drejtuar Gjykatës, ajo ka dhënë dhe arsyet e vendimit të saj, duke thënë se ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht për shkak të ngjarjes dhe i shpreh ngushëllimet familjes.

“Unë shtetasja Redina Binjaku mora njoftim për seancën gjyqësore të datës 11.01.2022 ora 10:00. Në radhë të parë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të mi t ur it Noah Kodheli.

Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e ar r es t it dhe caktimin e masës së si gu r imit personal. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier”, shprehet 27-vjeçarja në letrën e saj.

Ajo ka deklaruar se ka qenë duke u kujdesur për një fëmijë tjetër në kohën kur ndodhi ngjarja.

MË TË LEXUARAT

To Top