Moderatorja Einxhel Shkira ka lajmëruar se ka hequr dorë nga televizioni. Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Shkira shkruan se nuk dëshiron më që të jetë ‘pjeshka mbi taka’ dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga çdo projekt televiziv.
Einxhel Shkira shkruan gjithashtu se shumë shpejt do të sjellë një projekt që e bën atë të ndihet komode dhe të jetë vetvetja, e jo që të tjerët, sipas saj të përfitojnë nga imazhi që ajo ka.
“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin. Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës,”- shkruan ajo ndër të tjera në Instastory.
Së fundmi Einxhel Shkira, ka qenë e angazhuar në emisionin e sportit “Pressing” në AbcNews, dhe arsyet e shkëputjes nuk dihen.