Leximi

Janë 6 breza në këtë foto/ Do mbeteni pa fjalë se sa nipër dhe mbesa ka 86-vjeçarja, i martonte të rinj





Mary Marshall, 86, ka në total 90 pasardhës. Mamaja e 8 fëmijëve, nga Edinburgh, ka familjen e vetme të zgjeruar deri në gjashtë breza. Duke filluar nga ajo vetë e deri tek më e reja, Nyla Ferguson, e cila është vetëm 3-javëshe.

Sipas asaj që shkruan BBC, mamatë janë të gjitha nga e njëjta anë e familjes dhe të gjitha, përveç mamasë më të re Toni-Leigh Aitken, punojnë ose kanë punuar si kujdestare fëmijësh. Të gjitha janë bërë nëna në moshën 18 vjeçare ose më të reja dhe jetojnë në Edinburgh ose rreth këtij vendi.

Rose vajza më e madhe e Mary, 68 vjeç, ka katër fëmijë, ndër to Chyrel që është nënë e tre fëmijëve dhe është 50 vjec.

Kjo e fundit solli në jetë mamanë e katër fëmijëve Carrie, në 1986. Carrie, 35 vjeç, ka katër fëmijë duke përfshirë mamanë më të re të familjes Toni-Leigh që është 17 vjeç.

Në 25 Maj, Mary fitoi titullin si stër-stër-stër-stërgjyshja e vetme e Skocisë me ardhjen në jetë të Nyla-së së vogël.

Mary shprehet: “Jam një grua dhe njeri shumë me fat. Është një mrekulli të kesh një familje kaq të madhe. Eshtë gjithmonë dikush që kujdeset për mua. Jam shumë e lumtur.” Megjithatë ajo thotë se me 90 pasardhës i falet nëse nuk i bën dot çdo anëtari të familjes një dhuratë, pasi do t’i duhej një vit i tërë për ta bërë këtë gjë.





MË TË LEXUARAT

To Top