Lajme

Janë bërë palë me Putin? Pas Gjermanisë, një tjetër vend i BE del kundër sanksioneve ndaj energjisë ruse

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.

Energjia u la qëllimisht jashtë raundeve të mëparshme të sanksioneve, tha Scholz në një njoftim për shtyp të hënën, duke shtuar se energjia e Rusisë ka “rëndësi thelbësore” për jetën e përgjithshme, të përditshme të qytetarëve të saj.

Ndërkohë, ministri hungarez i financave Mihaly Varga tha se qeveria e tij nuk do të mbështesë asnjë sanksion ndaj energjisë ruse.

Në një video në Facebook të postuar të hënën, ai foli për dëmin thelbësor që sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë kanë pasur në ekonominë e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top