Moderatorja Xhemi Shehu feston sot 38-vjetorin e lindjes. Urimin e parë për ditëlindjen ajo e ka marrë nga Orinda Huta, me të cilën është afruar shumë vitin që lamë pas. Ato të dyja kanë krijuar një miqësi tepër të ngushtë bashkë, ndaj nuk kishte si të mungonte një urim special nga Orinda për ditën më të rëndësishme të Xhemit.
Huta ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura që ka ruajtur me Xhemin, duke nisur nga udhëtimet me makinë deri tek pushimet e tyre të përbashkëta gjatë verës.
“Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot! Gëzuar ditëlindjen dashuri! P.s ta kam vënë vetë këtë këngën që mos hapësh më shazamin sa herë luhet”, ka shkruar Orinda në urimin e saj.
Menjëherë pas këtij urimi nuk ka munguar edhe një koment nga Xhemi, që i ka bërë të gjithë për të qeshur.
“Kjo po që ishte surprizë! Ta dija se për çfarë më paske xhiruar gjithë këto kohë do isha sjellë pak më mirë. Edhe unë të dua shpirti. P.s. Këngën prapë do e kërkoj sepse nuk ja fiksoj titullin në botë (mosha)”, ka shkruar Shehu.