Tea deklaron se që sot është në emision vetëm për të njohur Andin. Pasi realizuan një takim të këndshëm katër minutësh në studio, Tea vendos se është vetëm për Andin.
Në takimin e shkurtër në studio, Andi i thotë Teas se është bërë temë në familje dhe e vlerësojnë shumë, ndërsa Tea thotë se tashmë ngelet ti mbushin mendjen gjyshit të saj.
Pas kësaj, Elvisi shprehet se tërhiqet direkt dhe respekton vendimin e Teas, pavarësisht se i vjen keq, sepse mbi të gjitha është kohë e investuar me Tean.