Lajme

Janë grindur keq më duket? Rama: Vuçiç të më kërkoj mua falje, i kthehet ministri: Jo t’i i pari duhet t’i thuash më fal

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me thirrjen e këtij të fundit për presidentin Vuçiç që të kërkonte falje për deklaratat e Vulin.

Artur Zheji tregon se Edi Rama dhe Vucic kanë një Këshilltar të përbashkët  të lidhur me Sorosin | Bota Press

“Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve”, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” shtoi ai.

Ndërkohë në mediat serbe ka vërë jehonë deklarata e Ramës se do t’i dorëzojë një notë proteste ambasadorit serb në Shqipëri për fyerjet e Vulin ndaj Shqipërisë.

Reagimi i Ramës:

Sa i sa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se gjendet në qeverinë e Serbisë, që gjendet në trajtën e një ministri, vazhdoj që të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.

E mirëkuptoj që nuk ka fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë ta mbaj për veten dhe për Serbinë, ndërkohë që Ministria jonë e jashtme, ka vijuar më tej me notën e protestës, përmes ambasadorit serb, që asnjë gojë e sthurur në kabinetin serb, nuk mund të lëndojë figurën e një ministri apo kryeministri të Shqipërisë.

MË TË LEXUARAT

To Top