Me një video të 19 viteve më parë, Rudina Magjistari na ka kthyer pas në kohë, kur ishte një këngëtare dhe moderatore në të njëjtën kohë.“Mbrëmje të bukur! Kujtime, Tv Klan, maratona e këngës popullore qytetare”, ka shkruar Magjistari krah videos me fustanin e kuq, buzët e kuqe dhe flokët biondë.
NMe siguri kjo video u ka ngjallur shumë nostalgji të gjithë shikuesve dhe ndjekësve besnikë të maratonës së këngës popullore, e cila vazhdon traditën edhe sot duke vizituar çdo qytet nën logon e Tv Klan.Prej më shumë se 1 dekade Rudina drejton programin e pasdites në “Tv Klan” aty ku tashmë audienca është mësuar ta shohë me programin nën emrin e saj, duke qëndruar larg formateve me të cilat nisi karriera e saj në ekran.
Gjithashtu Rudina ka provuar të jetë edhe aktore, ka marrë pjesë në filmin shqiptar “Ngjyrat e moshës”.“Kam luajtur në një film, madje dalja ime e parë në ekran ka qenë në një film. Kam qenë figurante, por e kam një kujtim. Ka qenë filmi ‘Ngjyrat e moshës’.Kam qenë në gjimnaz, s’kisha filluar të dilja në televizor akoma. Kur shoh atë film, shoh edhe veten si kam qenë, sepse dal disa herë në ekran. Janë kujtime të bukura”, -është shprehur me nostalgji moderatorja.