Rozë

Janë lidhur bashkë? Këngëtari shqiptar bën këngë për Tean dhe Andin: Sytë e tyre treguan shumë

Sardi Strugaj është një artist i ri në moshë por numëron disa produksione që janë për t’u vlerësuar. Klipi i tij më i fundit është “Sytë”, një realizim që të mbetet në mendje dhe të bën ta ridëgjosh, me tekst nga vetë Sardi.

Sardi Strugaj Fotogaleria

Ai nuk preferon që të shfaqet vetë në klipet e tij, sepse dëshiron që publiku më së shumti ta identifikojë me zërin e tij. Muzika pop është ajo që duket se i shkon më shumë por kjo mbetet për t’u parë edhe në vazhdim.

Sardi ishte sot i ftuar në “Wake Up” ku foli për klipin e tij më të fundit, e cili është pëlqyer shumë nga publiku.

“Do hedh një histori që nuk e kam thënë më parë. Kur e kam nisur këtë këngën, prej kohësh tashmë kam filluar të krijoj muzikë që të jetë edhe për artistë të tjerë. E kam këtë si objektiv të vetja që të arrij të prodhoj edhe për të tjerë, jo vetëm për veten

Kjo ka qenë një ndër ato këngë që e kam nisur për dikë tjetër, por nuk po e them emrin. E kam shkruar për ta kënduar konkretisht Olta Boka. Më vonë, duke e regjistruar, duke e parë në hapat e parë, më ngjiti shumë për vete”, u shpreh ai.

I pyetur se sytë e kujt janë në këngë, Sardi u shpreh: “Thuhet që kishte fr ikë nga sytë e tij. Bëhet fjalë për një histori ku një vajzë, e thënë troç se ma kanë dërguar shumë, është historia e Andit dhe Teas te ‘Përputhen’ pak a shumë. E kanë bërë shumë video dhe e kanë komentuar, duket sikur është një këngë për ata të dy. Ashtu e kanë menduar njerëzit”.

Andi dhe Tea/ Një histori e destinuar për të qëndruar 'pezull'… - Top Channel

Sardi Strugaj - Ka me t'ba me kajt (Nata e parë, Fest' 59) - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top