Rozë

Janë të martuar jashtë programit? Flasin Ledjana dhe Riniani, qenkan dhe të dy nga Rrësheni….





Ledjana dhe Rinianin, të dy konkurrentë të “Për’puthen” kanë sqaruar sot ak uzat që u janë bërë nga ndjekësit, se secili kishin nga një marrëdhënie përkatëse jashtë emisionit.

Image result for ledjana perputhen

Sipas tyre, Ledjana është e fejuar dhe se partneri i saj ndodhet në bu rg në Belgjikë, kurse për Reinianin u tha se ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa këtë gjë s’ia kishte treguar emisionit.

Por sot, Ledjana dhe Riniani mohuan kategorikisht të gjitha aku zat. Ledjana tregoi se nuk kishte asnjë marrëdhënie të lënë pezull jashtë dhe deklaroi se vazhdonte të ishte beqare. Madje, në letra ajo figuronte ende si pjesëtare e familjes së saj në Rrëshen.

Po ashtu edhe Riniani tregoi certifikatën e tij duke vërtetuar që ishte beqar. “Nuk kam qenë as nuk jam i martuar”- u shpreh ai, duke treguar se fëmija që kishte qarkulluar në foto ishte vajza e mikut të tij.

Mirëpo, rasti i Ledjanës nxiti debate të ashpra në emision mes opinionistëve, pasi Meridiani a kuzoi Ledjanën se ajo nuk po tregonte të vërtetën, pasi ai po dyshonte se konkurrentja kishte një marrëdhënie jashtë emisionit.

Fjalët e tij ai i bazoi në veprimin e fundit të Ledjanës gjatë takimit me Mevlanin, pasi ajo u nervozua kur produksioni i transmetoi momentin e përqafimit me ‘kamera të fikura’.

Konomi iu kthye ashpër Ramçajt, duke u shprehur se jo çdo dyshim mund të kthehej në ak uzë për një vajzë, e cila u shpreh vetë se është beqare dhe s’ka asnjë marrëdhënie jashtë emisionit. Arjani, Meridiani dhe Fatma debatuan me tone mjaft të ashpra me njëri-tjetrin, duke krijuar tension në studio.

Me poshte shikoni njeren nga videot qe nuk duhet humbur.

Image result for ledjana perputhen

Image result for rinian leka





MË TË LEXUARAT

To Top