Disa portrete të pabesueshme tregojnë një prej shoqërive të fundit matriarkale të Evropës, ku gratë e vjetra komandojnë, ndërsa burrat rrinë në prapavijë.
Imazhet impresionuese tregojnë banoret e moshuara të ishujve estonezë Kihnu e Manija në detin Balltik, teksa kujdesen për punët e jetës së përditshme, në kuzhinë, në dhomat e gjumit e duke kultivuar tokën.
Në një prej imazheve gruaja e moshuara kujdeset për lopët, ndërsa në një tjetër merr veglat për të punuar në baçen e perimeve. Në një tjetër gruaja shihet teksa rri ulur me fistanin tradicional, duke thurrur copë në krevat.
Në ishujt e Kinhu e Manija, burrat historikisht largoheshin për muaj me radhë për peshkim apo gjueti fokash. Dhe në mungesë të tyre gratë u bënë drejtueset e kujdesit për fermën, për çështjet adminsitrative apo për ruajtjen e traditave.
Në një imazh emocionues kapet fryma komunitare që shtrihet në dekada të tëra, teksa grupi i grave mblidhen rreth një arkivoli të hapur, të bashkëfshatares së tyre të vdekur disa orë më parë.
Ishulli i Kihnu shtrihet në Lindje të detit Balltik, dhe është vetëm 7km i gjatë e 3.3km i gjerë. Popullata e tij e përheshme është vetëm 300 rezidentë. Ndërsa ishulli fqinjë Manija kishte qenë i papopulluar deri më 1933, kur aty u vendosën rreth 100 banorë nga Kihnu.
Imazhet u morën nga fotografja norvegjeze Anne Helene Gjelstad dhe shfaqen në librin e saj të fundit ‘Zemër e Madhe, Duar të forta’.
Anne ka kaluar 11 vjet duke fotografuar jetën e grave të moshuara të ishujve Kihnu e Manija dhe shpreson që me librin e saj të ruhet kultura e rrallë e vendit.
“Për 11 vjet që prej 2008, kam punuar në portretizimin e jetës së grave në ishujt e vegjël të Kihnu e Manija në detin Balltik”, thotë Anne në hyrje të librit. “Me ngjyrat e miqësinë e tyre ato paraqesin një kulturë e stil jetese që po ndryshon, megjithë spirancën e fortë të traditës së tyre.
“Këto gra të forta janë mësuar me punë të rëndë, dhe për t’u kujdesur për gjithçka. Ato rrisin fëmijët. Krijojnë rrobat, punojnë tokën, drejtojnë traktorët dhe kujdesen për kafshët”.
Ajo shton se maretsa dhe amësia janë shumë të vlerësuara në ishull. Në verë turistët vijnë këtu për të parë gratë me veshje tradicionale,të cilat japin disa shfaqje me fundet e tyre shumë ngjyrëshe.