Jasmina ka rrëfyer “të fshehtat” që publiku nuk i di rreth saj dhe konkurrentëve të tjerë.
Pasi pranoi puthjet me Andin jashtë programit, Jasmina i është kthyer Arsimit duke i thënë që të thojë publikisht pëlqimin që ka për vajzën që ka në program.
“I kërkoj falje produksionit dhe njerëzve. Falja ime është për takimet me Andin tek lokali i Atdheun, njëherë pasi me solli fustanin nga Kosova dhe jemi puthur. Pas debatit, jemi takuar dhe puthur prap. Një gjë kam për të tjerët, sic ishte Arsimi që 2 javë më kërkonte takim mua dhe pasi ja ofroj, më lë si rezervë dhe thotë që i pëlqen Sara”, tha Jasmina.
Kjo ngjalli shumë diskutime në studio dhe Jasmina zbuloi se ka qenë me Andin dhe Erlindin kur ky i fundit e ka rekomanduar që të takojë Arsimin dhe ai nuk ka reaguar për t’i thënë se nuk e pëlqen.