Lajme

Jep lajmin e hidhur Skënder Brataj: Shqipëria nuk e ka arritur kulmin e Covid-19, mund të arrij në 1000 numri i rasteve në ditë

Vendi ynë ende nuk ka arritur në kulmin e valës së dytë të pandemisë, sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Skënder Brataj

Gjithashtu Brataj bëri një parashikim të f ri ks hëm, ku tha se mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe në mbi 1000 raste.

“Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me këto kushte e gjendje të pandemisë në të vilën ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Tes timi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet shumë mirë që një % e caktuar e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.

Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Kulmi është kur nuk ka më rritje të numrave, pork a një rritje dhe një qëndrim dhe pastaj një zbritje. Derisa numrat janë ende në rritje. Nëntori dhe dhjetori besoj do jetë akoma kështu.”– tha Brataj ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”.

Skënder Brataj thirrje qytetarëve: Kujdes me këtë ilaç, nuk autorizohet për  Covid-19 - Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top