Lajme

Jep premtimin e madh Florian Marku në Angli: Shqipëria do më ketë mua kampion bote!

Florian Marku po vazhdon me rekordet e ndeshjeve të fituara në boks dhe tanimë është gati për përballjet e para të vërteta, për t’u ndeshur me kun dër shtarë të k alibrit të lartë.

Florian Marku rikthehet në ring, të shtunën e pret një çek i pamposhtur – SportEkspres.com

Një tjetër triumf i ardhur në mbrëmjen e djeshme, por ajo që çudit më tepër edhe britanikët është interesimi që zgjon Marku.

Në Londër është shitur një numër rekord i biletave për të parë përballjen e tij, duke dalë tërësisht nga pritshmëritë. Gjatë një interviste për “SunSport”, Marku nuk e mendon gjatë për t’u shprehur se Shqipëria do të ketë tanimë një kampion bote në boks.

“Për ju ndoshta unë jam i ri, por në Shqipëri, Greqi, Austri dhe në Europë kam shumë tifozë pasi kam pasur mbi 100 luftime në kikboks dhe MMA. Fitova tre tituj botërorë dhe shkova në 10 vite pa humbje.

Unë shita rreth 800 bileta për shfaqjen O2 në korrik 2019, por vetëm 20 prej tyre ishin miq dhe nga familja. Pjesa tjetër ishin tifozë që ndoshta nuk i kam takuar kurrë, madje dy djem kishin fluturuar nga Australia.

Florian Marku ("TNT") | Boxer Page | Tapology

MË TË LEXUARAT

To Top