Lajme

Jepet alarmi/ Ajo që ndodhi në Gjermani mund të përsëritet, ja çfarë është parashikuar

Franca jugperëndimore është nën një alarm të kuq moti për shi të dendur dhe përmbytje, e ndërsa banorët po paralajmërohen të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Météo France parashikon reshje shiu jashtëzakonisht të forta.

Zonat e Gers, Aisne dhe Nord – janë gjithashtu nën alarme portokalli të motit për nivele të rritura të ujit të lumenjve, ndërsa nga vargmalet e Pirenej ka rrezik orteku.

Këto reshje parashikohet të sjellin dalje nga shtrati të përrenjve dhe lumenjve dhe mund të çojnë në rrëshqitje të dheut.

Përmbytjet parashikohet të prekin veçanërisht lumin Gave d’Oloron, si dhe Nive dhe Nivelle.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë raportim të incidenteve të përmbytjeve, ndërkohë që në disa zona janë pezulluar shërbimet e transportit shkollor si masë paraprake.

MË TË LEXUARAT

To Top