Lajme

Jepet alarmi nga NATO: Duhet t’i japim më shumë ärmë Ukrainës, Rusia ka në plan të sülmojë sërish

‘Rusia ka të ngjarë të nisë një ofensivë të re në rajonin lindor ukrainas të Donbasit në javët e ardhshme’.

Kështu deklaroi të martën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku shtoi se aleatët kanë kohë që ta ndihmojnë ush trinë ukrainase që të përgatitet për këtë ofensivë.

Duke folur një ditë para se ministrat e Jashtëm të NATO-s të takohen në Bruksel për të diskutuar për më shumë mbështetje financiare, usht arake dhe humanitare për Ukrainën, Stoltenberg tha se Rusia po planifikon një ofensivë “shumë të përqendruar”.

“Ne tani po shohim një lëvizje të madhe të forcave ruse që po largohen nga Kievi për t’u rigrupuar, riarmatosur dhe furnizuar dhe për të ndryshuar fokusin e tyre në lindje”, tha Stoltenberg në një konferencë për media.

“Në javët e ardhshme, ne presim që të shohim një ofensivë ruse në lindje dhe jug të Ukrainës, në tentim për të marrë të gjithë Donbasin dhe për të krijuar një lidhje tokësore me Krimenë e okupuar”, shtoi ai.

Komentet e Stoltenbergut duket se konfirmojnë njoftimin që Moska bëri në fund të marsit, duke thënë se do të përqendrohet në “çli rimin e plotë të Donbasit”, pasi kjo zonë, ku gjenden rajonet Donjeck dhe Luhanks, pjesërisht ka qenë e okupuar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Stoltenberg tha se po ashtu se kjo do të ishte një fazë e re dhe e rëndësishme e pushtimit të Rusisë, që nisi më 24 shkurt. “Ripozicionimi i trupave ruse me gjasë do të marrë kohë, ndoshta disa javë”, tha ai.

Sipas tij, kjo kohë është “jashtëzakonisht e rëndësishme që aleatët e NATO-s të ofrojnë mbështetje” për Ukrainën.

MË TË LEXUARAT

To Top