Lajme

Jepet lajm i mirë/ Shqiptarët mund të lëvizin me karta identiteti drejt këtij shteti





Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e qytetarëve nga Shqipëria drejt Serbisë dhe anasjelltas vetëm me karta identiteti.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme përmes një postimi në rrjete sociale. Serbia bëhet kështu vendi i pestë ku shqiptarët mund të lëvizin me karta identiteti pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Marrëveshja është nënshkruar në nëntor të vitit 2020 gjatë një takimi online mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Po kaq të rëndësishme e ka quajtur këtë marrëveshje dhe presidenti serb Vuçiç.

Ju skadon karta e identitetit në dhjetor? Mund të aplikoni edhe në njësitë ku nuk jeni banorë - Shqiptarja.com





MË TË LEXUARAT

To Top