Lajme

Jepet lajmi i hidhur! Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit të madh fierak, qofsh i paharruar Fatmir Xhelili

Fatmir Xhelili, aktori i njohur i skenës fierake dhe më gjerë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e covid-19. Lajmin e jep kreu i PS së Fierit Petro Koci ndërsa shkruan për dhimbjen e madhe që i ka dhënë lajmi për humbjen e jetës së një njeri të skenës.

46 vite në skenë, Fatmir Xhelili, aktori që nisi profesionin si amator - YouTube

Xhelili ka shërbyr për 47 vite rresht si actor në teatrin “Bylis” të Fierit dhe ka interpretuar krah emrave të mëdhenj si Fuat Boci, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

E ka filluar si amator rrugën e artit ndërsa punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh. Rolin e parë ia besoi Pëllumb Kulla në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

Ai ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më I mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri I katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj.

Aktori i njohur i Fierit humb betejën me COVID-19 - Albeu.com

MË TË LEXUARAT

To Top