Ditën e sotme ka hyrë në fuqi karantinimi i radhës në Gjermani. Me rritjen e numrit të të infektuarve, u vendos që për të gjithë muajin në vazhdim Gjermania të jetë në kushtet e izolimit total.
Kancelaria Angela Merkel dha edhe një tjetër lajm për popullin e saj. Viti i Ri do të ‘anullohet’, për shkak të gjendjes së rënduar nga ‘Covid-19’.
Asnjë festim apo grumbullim nuk do të lejohet, kështu që 2021-i me shumë gjasa do i gjejë shtetasit gjermanë duke festuar vetëm me familjen, në shtëpitë e tyre.
Këtë shembull mund ta ndjekin edhe shumë shtete të tjera në vazhdimësi, të paktën kështu pritet, duke qenë se masat e marra nga Gjermania kanë qenë një shembull për shumë vende të tjera të Europës.
Edhe Belgjika tashmë, me masat e reja që qeveria ka marrë në luftën kundër ‘Covid-19’, ka shpallur anullimin e të gjitha tregjeve të Krishtlindjeve.