Mjeku infeks ionist, Pëllumb Pipero, i ftuar i edicionit të mbrëmjes në SYRI TV, komentoi situatën e fundit të koronavirusit.
I pyetur nga gazetarja Juli Krisafi nëse virusi është dobësuar, ai tha se nuk e thotë dot diçka të tillë.
“Nuk e themi dot që virusi është dobësuar. Kjo duhet matur. Klinikisht nuk shoh ndonjë ndryshim. Nuk kam kurajo profesionale ta them këtë. Por për rastit të ekspozimit të shtuar, moshat e infektuara janë më të vogla. Agresi viteti i sëmundjes nuk është pakësuar.
Dua të këshilloj edhe kolegët e mi që të mos pyesin dhe të mos merren nëse është a gresiv apo jo virusi, pësoi apo nuk pësoi m utacion, por të edukojnë veten për t’u mbrojtur maksimalisht. Është detyrë primare që të mbrohemi dhe të tregojmë kujdes maksimal,” tha Pipero.