Lajme

Jepet lajmi i mirë/ Nënshkruhet marrëveshja me rëndësi me Turqinë, Erdogan: Shqiptarët i dua i kam vëllezër





Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi në një vizitë dy ditore. Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministri Punëve të Brendshme Bledi, Çuçi, ajo e transporteve dhe infrastrukturës Belinda Balluku, ministria e arsimit Evis Kushi, zëvendës ministri punëve të jashtme Gent Tare si dhe drejtori p oli cisë së shtetit Ardi Veliu.

Në një konferencë të përbashkët u firmosën disa marrëveshje me s dy vendeve, në fushën e kulturës, arsimit dhe të tjera.

Presidenti turk Erdogan tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike, dhe shqiptarët janë vëllezërit tanë siç u shpreh ai.

” Unë jam shumë i kënaqur që pres Ramën dhe delegacionin e tij, dëshiroj që t’i uroj mirëseardhjen në Turqi, Shqipëria është një mik dhe vëlla, kemi l uft uar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori, jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët tona mund të shihen në shumë fusha, dhe qytete si Elbasan , Korçë e Vlorë.

Ne e konsiderojmë detyrë që ta forcojmë akoma më shumë lidhjen tonë, me Ramën kemi folur për të forcuar bashkëpunimin, i ngritëm marrëdhëniet në nivelin e partnerit strategjik.





MË TË LEXUARAT

To Top