Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish se vazhdon rindërtimi i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Këtë herë Rama është ndalur në Xhafzotaj, ku shprehet se më shumë se 146 familje të kësaj zone do të hyjnë në shtëpi të re për Vitin e Ri.
Postimi i Ramës: RINDËRTIMI VAZHDON
Shtëpitë e familjeve të Qenan Xhaferr Bubeqit në Xhafzotaj dhe banesat e Ismail Abdulla Xoxi, Abaz Adem Guzi dhe Mus Hysen Qema në Koxhas, si edhe plot 146 të tjera në Xhafzotaj për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, do t’i bëjmë gati për Vitin e Ri.