Autoritete greke të Mbrojtjes Civile njoftuan se në këshillim me Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit zgjatën lejet e qëndrimit për 90 ditë për mijëra punëtorë sezonalë.
Punëtorët kërkohet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente që shoqërohet me një deklaratë të përgjegjësisë së punëdhënësit që do t’i punësojë ata, raporton VOA.
Zyrtarët thanë se e lidhën vendimin e shtyrjes për të përmbushur nevojat e fermerëve grekë për fuqi punëtore dhe për të siguruar procesin e prodhimit të drufrutorëve të stinës.