Lajme

Jepet lajmi i nga Edi Rama për shqiptarët/ Ja çfarë do të përfitojnë falas: Aplikoni këtu!





Fermerët tashmë mund të aplikojnë në e-Albania që të marrin falas sasinë e naftës. Është vetë kryeministri Edi Rama që jep njoftimin për ta dhe thotë kjo sasi që merret falas, dje paguhej si akcizë, taksë qarkullimi, dhe taksë mjedisi.

Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

“Mirëmëngjes dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit shoqërohej me një video ku kishte dëshmi të fermerëve të ndryshëm që bënin thirrje për aplikim.

“Kam dëgjuar në televizor dhe shkova aplikova, çdo gjë në rregull. U themi pronarëve që ta bëjnë seriozisht”, tha një prej tyre. “Të aplikojnë sepse është një rast shumë i mirë, nuk duhet humbur”, tha një tjetër.

Edi Rama | OSCE





MË TË LEXUARAT

To Top