Lajme

Jepet paralajmërimi/ Moti do përkeqësohet gjatë natës së sotme, forca e detit deri në 8 ballë

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi të mërkurën se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje më datë 30 mars 2022 deri më datë 1 prill 2022, moti në gjithë bregdetin shqiptar do të përkeqësohet.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit do të arrijë në 2.50 deri 4.00 m, ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.

Kushtet e motit përmirësohen më datë 1 prill 2022, mbas orës 22:00. Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i mjeteve të peshkimit.

MË TË LEXUARAT

To Top