Edhe pse gjatë paradites së sotme dita ishte pa reshje shiu, në urët në vijim të kësaj të enjteje pritet një mot tejet i paqëndrueshëm.
Kjo situatë pritet të zgjasë deri ditën e nesërme, ndërsa do të sjellë sasi të mëdha reshjesh veçanërisht në pjesën veriore të vendit dhe gradualisht edhe në pjesën qendrore.
Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.
Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.
Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës. Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.