Leximi

Jeton me më shumë se 400 kafshë në shtëpi, gruaja rrëqeth: Jam jetime dhe i kam shpëtuar nga rruga se dhe mua më ndihmuan

Maryam al-Balushi jeton me 480 mace e 12 qen në shtëpinë e saj në kryeqyetin e Omanit, Muskat.

Shumë prej tyre janë kafshë të shpëtuara nga rruga që Maryam i ka gjetur gjatë dekadës së fundit.

Gjithçka nisi në 2008, kur 51 vjeçarja u shpreh vullnetare për t’u kujdesur për një mace persiane të sjellë në shtëpi nga djali i saj. Dy vjet më vonë ajo gjeti një mace tjetër, dhe kësaj here ishte krejt ndryshe.

“E gjeta veten totalisht të përfshirë. Kujdesesha totalisht për të, e laja, e ushqeja dhe rrija me të”, thotë Balushi.

Por shpejt fjala u përhap dhe të tjerë njerëz nisën të linin në derën e saj kafshët e tyre, madje edhe strehat e kafshve i kërkonin ndihmë për t’u kujdesur për kafshët.

Balushi, e cila edhe vetë ka mbetur jetime prej moshës së vogël, thotë se kafshët e kanë ndihmuar me depresionin e saj: “Isha më parë në një vend të erët, dhe ato më kanë ndihmuar të shpëtoj”.

MË TË LEXUARAT

To Top