Rozë

Jeton në Amerikë prej 28 vitesh, këngëtarja shqiptare: Llastiqet e lekëve mbushen atje, jo këtu

Në emisionin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit” ishte e ftuar këngëtarja Ledi Vokshi. Të gjithë e mbajmë mend vajzën e cila u bë e njohur nga kënga “Çuna si ty Durrësi ka plot”, por sot e shohim në një profesion komplet tjetër, në atë të mentores së jetës dhe biznesit, duke ardhur gjithmonë në ndihmë të grave dhe vajzave.

Si të bëhesh e pandalshme? Ju mëson trajnerja e biznesit dhe jetës, Ledi  Vokshi

Sot ajo foli për fillimet e saj në muzikë, jetesën prej 28 viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arsyen përse zgjodhi të bëhet mentore e të ndihmojë këdo me këshillat e saj si dhe shpërnguljen nga Amerika për në Republikën Domenikane për të nisur një kapitull komplet të ri në jetën e saj.

E pyetur nga moderatori Alban Musa nëse ishte e vështirë të largohej nga Shqipëria, Ledi u përgjigj se e ka parë të nevojshme këtë gjë, pasi vetëm duke punuar atje mund të realizonte projektet e saj muzikore në atë kohë në Shqipëri dhe se vetëm në Amerikë mbushej “llastiku” I lekëve.

“Po të tregoj një histori të shkurtër. Në aeroplan shoh një djalë të ri. Dhe më thotë që më ka parë diku dhe me shaka i them nuk e di, mbase në televizor. Jo më tha, nuk te kam parë në televizor, por diku të kam parë. Dhe kam patur një ves që në duar mbaja llastiqet e lekëve. Dhe kur vija në Shqipëri gjithmonë vija me lekë dhe me llastiqe. Dhe në momentin që mbaronin llastiqet, mbaronin lekët dhe vinte koha të ikja në Amerikë dhe të punoja. Shqipëria ishte mjaft e mirë, ndërkohë që në Amerikë bëja 2-3 punë dhe çdo gjë ecte me ritëm. Në Shqipëri ishte shumë mirë, por ama llastiqet mbusheshin në Amerikë“, tha ajo.

Ledi Vokshi ft. Amarda Arkaxhiu Love is Joy - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top