Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Leonarda, vajza shqiptare që është zhvendosur në SHBA prej vitesh, aty ku ka nisur të bëjë njerëzit për të qeshur përmes videove të saj.
Me një skeç nisi edhe intervista e sotme. Leonarda luajti rolin e “mamasë tipike shqiptare”, duke ironizuar kërkesën me te zakonte te, gjetjen e burrit.
“A ke ndonjë burrë për këtë vajzën time moj se më duket do më ngelë në shtëpi? Këta të Amerikës s’ bëjnë hajër. S’ thonë asnjë fjalë, veç duan të dinë a e ke vajzën në shtëpi”.
E gjithë ishte një shaka nga Leonarda, e cila krijon video frymëzuar nga mënyra sesi sillet e ëma dhe nënat shqiptare në përgjithësi.