Lajme

Jeton në Ukrainë, ushtari shqiptar: Po nisi lüfta me Rusinë do shkoj!

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ush trinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës usht arake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ush trisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me us htrinë e këtij vendi, i cili plot a nkth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo s ulm të rus ëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit us htrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luf tën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë lu ftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

MË TË LEXUARAT

To Top