Një 48-vjeçar u gjet i pajetë ditën e djeshme në fshatin Rrajcë, lagjia Krastë, të Librazhdit.
Ata thonë se gjendja e rënduar ekonomike mund ta ketë shtyrë 48-vjeçarin drejt këtij a kti. Prej kohësh ai jetonte me motrën në një banesë thuajse të r rënuar, në varfëri ekstreme, dhe prej disa muajsh i kishin shkëputur edhe energjinë elektrike për shkak të mospagesave.
Banorët e këtyre zonave përgjithsësisht janë shuëm të varfër dhë të lënë në harresë nga shteti. Por sikur të mos mjaftonte kjo i lënë dhe në errësirë duke iu prerë dritat.
Ndihma ekonomike që iu jep shteti këtyre personave, që herë e marrin e shumë herë të tjera jo, është tërësisht qesharake, 30-40 mijë lekë të vjetra.