Rozë

Jonida Maliqi tregon për ish-burrin: As në mbrëmjen e maturës nuk kam shkuar

Jonida Maliqi prej disa vitesh është kthyer ne një nga emrat më të sukesesshëm të botës muzikore. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në programin “Style Star” në rolin e anëtares së jurisë ku ka dhënë opinionin e saj lidhur me veshjet që konkurrentët kanë zgjedhur dhe ka folur pak edhe për jetën e saj personale.

'Nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës’/ Rrëfimi i Jonida Maliqit për ish-bashkëshortin

Duke u kthyer edhe një herë në retrospektivë, ajo ka treguar se nuk ka shkuar në mbrëmjen e maturës por ka preferuar të kalojë një darkë romantike në shoqërinë e partnerit të saj.

Ajo ka qenë e lidhur me Gent Prizrenin që në moshën 17-vjeçare. ”Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, është shprehur Jonida.

Rikujtojmë se prej disa kohësh ajo është “single” dhe në intervistat e shpeshta që ajo jept shprehet se ‘ka nevojë të japë dhe të marrë dashuri”, por heziton të krijojë një lidhje të re për shkak të frikës se mos gabon dhe lëndohet.

ImageImage

MË TË LEXUARAT

To Top