Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar e hidhëruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të PS, Marko Bello, si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Topalli shkruan se vetëm lajmë të trishta po dëgjon gjatë kësaj periudhe dhe i dridhet zemra për njerëzit e saj të dashur.
“Vetem lajme te trishta degjojme gjate kesaj periudhe. Na dridhet zemra per njerezit tane te dashur kur perballemi me pandemine. Trishtohemi kur miqte semuren e gezohemi kur ia hedhin.
Gjate diteve te fundit kam ndjekur duke pyetur miqte edhe per Andi Permetin, deputetin e ri nga Korca, dhe jam shume e gezur qe Andi kaloi rrez i kun .
Por sot jam trishtuar shume kur mora vesht se deputeti Marko Bello nuk ia doli ne perballjen me covid-19. E kujtoj si deputet shume korrekt, i moderuar dhe i njerzishem me te gjithe. Shpreh ngushellimet me te thella familjes. Nje humbje e rende per familjen e miqte e tij.”, shkruan Topalli.