Rozë

”Ju lutem mos ia tregoni Luizit”/ Kiara tregon sekretin e saj të madh në ‘Big Brother’

Dita e djeshme iu takonte vajzave! Në shtëpinë “Big Brother Vip Albania”, në mbrëmje, vajzat janë mbledhur në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni lidhur me jeten e tyre.

Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Kiara ajo e cila u përgjigj e para, duke thënë mes të qeshurash emrin e Luizit. Pak çaste më pas, ajo tha:

“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit.” Gjithashtu edhe Lorik Cana ishte një tjetër emër që Kiara e përmendi duke e cilësuar shumë simpatik. Kiara edhe me parë ka thënë se Ilir Shaqiri i duket simpati.

Nderkohe Kiara ka vite pjesë e televizionit si moderatore e programeve të ndryshme, ndërsa së fundmi e kemi parë edhe në “Big Brother Vip” të drejtojë shfaqjet e dhëna nga produksioni.

Duke e ditur sa e rëndësishme është puna për Kiarën, Luizi së fundmi ka shprehur se “është i gatshëm të punojë 5 vjet pa pagesë”, vetëm që Kiara të drejtojë një emision të vetin në “Top Channel.”

MË TË LEXUARAT

To Top